9.7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri nga Janari deri në Shtator 2024. Kështu deklaroi këtë të Shtunë ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro teksa bëri bilancin e gjithë sezonit turistik veror këtë vit. Ministrja theksoi se vetëm në zonat e mbrojtura ka pasur 4.5 milionë vizitorë në 9 muaj. “Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi pasur 8.3 milionë vizitorë.”


Një pikë e rëndësishme sipas saj është agroturizmi.

“Agroturizmi po çon turistë në ato fshatra ku siç thoshte populli, hante pula gurë. Sot, ashtu siç nuk na e kishte marrë mendja, kombinimi i produktit turistik lokal është një vlerë e shtuar dhe është një tjetër objektiv me të cilin duam të shkojmë në vitin 2030. Me zhvillimin e bujqësisë, blegtorë e fermerë vendas nxiten të investojnë e prodhojnë më tepër për të vlerësuar gjithnjë e më shumë produktin “Made in Albania”.

Më tej, Kumbaro u shpreh se gjatë verës janë shtuar masat për sigurinë e turistëve të huaj.

“Flasim edhe për një sezon të sigurt. 34 qendra shëndetësore verore u aktivizuan këtë vit si garanci për shëndetin e turistëve të huaj apo vizitorëve vendas. Mbi 160 operatorë turistikë detarë të certifikuar, mbi 600 udhërrëfyes të të gjitha kategorive të certifikuar nga Ministria e Turizmit.  Kishim mbi 1800 vrojtues plazhi.”

Kumbaro tha po ashtu se do të krijohet “e-Visitor”, një sistem elektronik i, i cili do të menaxhojë fluksin e turistëve.


Kjo strategji përcakton një punë të nisur tashmë, krijimin e një instrumenti shumë të rëndësishëm, krijimin e një sistemi statistikor të integruar që do të quhet “e-Visitor”, pra sistemi elektronik i vizitorëve i cili do të prezantohet vitin e ardhshëm, dhe për të cilin ne po punojmë. Ky sistem do të menaxhojë në kohë reale të flukseve turistike, të përdorimit të tyre të strukturave akomoduese, të përdorimit nga ana e tyre të aktiviteteve të shumta.

Kjo do të shoqërohet me mbledhjen e kuadrit të statistikave në turizëm, të cilin sot për sot e kemi si një vullnet të bashkuar midis disa institucione që sigurojnë të dhëna, nga ato tatimore e deri tek Policia Kufitare, por ndërtimi i këtij instrumenti të vetëm do të na bëjë që të kemi një instrument më të mirë për formalizmi, por edhe për menaxhim të gjithë tendencave turistike, kjo strategji parashikon dhe një rishikim të rolit të disa agjencive shumë të rëndësishme. Është një projekt, është një draft, mos filloni të na gjykoni për propozimet, do ta shqyrtojmë bashkë do të kemi disa tryeza dhe në fund do të kemi një version të miratuar nga të gjithë ne, nga qeveria.

/tvklan.al