Oligarku rus Arkady Rotenberg thotë se është ai pronari i këtij pallati në Detin e Zi, jo presidenti Vladimir Putin, i cili është vënë në qendër të kritikave.
Një video e kësaj prone gjigande nga kritiku i Kremlinit, u bë virale gjatë këtyre ditëve në Rusi dhe është parë më shumë se 100 milionë herë.
Më herët vetë presidenti rusi i cilësoi raportimet se ishte resorti i tij si të pavërteta.
Por këtë të shtunë, miliarderi Rotenberg, një person i afërt me Putin doli publikisht duke deklaruar pronësinë. Deklarata e tij u bë nëpërmjet një videoje të postuar nga një kanali pro-Kremlinit Mash Telegram, përpara se të konfirmohej edhe nga agjencia e lajmeve Interfax.
“Arrita të përmbyll një marrëveshje me kreditorët disa vite më parë dhe u bëra pronar i këtij vendi pak vite më parë“, tha miliarderi.
Rotenberg u shpreh se prona do të përfundonte brenda pak viteve dhe pritej që të ishte një hotel me apartamente. Deklarata vjen në një kohë kur protestat nëpër Rusi për arrestimin e liderit opozitar Alexei Navalny dhe figurave të tjera të opozitës, sa vijnë dhe intensifikohen.
Polemikat mbi këtë pronë u ngjallën pas publikimit të një dokumentari nga ekipi i Navalny, në fillim të këtij muaji. Hetimi i tyre pretendonte se prona kushtonte rreth 1.37 miliardë dollarë dhe ishte paguar me “ryshfetin më të madh në histori”./tvklan.al