Forcat Speciale kanë hyrë në mbrëmjen e së mërkurës në Lazarat, në një operacion të rrufeshëm për arrestimin e Razip Mahmutaj, i shumëkërkuar dhe i dënuar në mungesë nga gjyakta me 22 vjet heqje lirie. Për disa minuta radhazi, në një lokal në qendër të Komunës janë dëgjuar të shtëna armësh dhe në fund policia ka shoqëruar tre persona në qelitë e Komisariatit Gjirokastër, ndërsa kanë mbetur të plagosur Shkëlqim Basha, Altin Bejko, Abaz Rabi dhe Çlirim Proko. Drejtori i Policisë së Shtetit Bajram Ibraj ka deklaruar disa orë pas ngjarjes se operacioni realizohej për arrestimin e shumë të kërkuarit Razip Mahmutaj dhe ndaj forcave speciale është hapur zjarr.
“ Forcat Speciale RENEA kanë kryer një operacion në fshatin Lazarat për kapjen e shtetasit Razip Mahmutaj, i dyshuari kryesor si autor i goditjes së helikopterit të misionit interforcë në datën 18.08.2004 si dhe i dënuar nga Gjykata e Apelit me 22 vjet heqje lirie. Forcat RENEA janë detyruar t’u përgjigjen me armë sulemeve ndaj tyre.”
“Erdhi polici i parë më tha ulu poshtë, u ula, pastaj më morën zvarrë, më futën në fugon, sa hyra në fugon, më kanë qëlluar shumë me shkelma, me grushta, me çfarë të mundeshin.”
Edi Paloka: “Veprimet e policisë janë të paligjshme për ato që unë theksova në deklaratë. Dhuna kolektive, raprezalja kolektive, dhuna ndaj personave të ndaluar në polici disa prej të cilëve për shkak të plagëve që kanë marrë tanimë ndodhen në spital. Këto janë, jo vetëm shkelje të ligjit dhe të kushtetutës shqiptare, por shkelje e të drejtave të qytetarëve dhe konventave ndërkombëtare. Janë këto akte që ne dënojmë.”/tvklan.al