Lajme Arkiva 2003
PAMECA misioni i asistencës evropiane për policinë pas tre muajsh që vepron në Shqipëri ka ndjerë si domosdoshmëri tu mësoj hetuesve dhe prokurorëve shqiptarë se si trajtohen çështjet e korrupsionit. Kjo duket se përben një domosdoshmëri për misionin evropian, pasi një vëzhgim i bërë arrin në konkluzionin se korrupsioni shpesh përdoret si një parullë mes politikanëve për të diskretituar kundërshtarin politik.
Oficeri për policinë dhe prokurorinë pranë PAMEC-ës shprehet se korrupsioni përdoret për luftë mes politikanëve dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri , por kjo nuk do të thotë që prokuroria të ecë në bazë të supozimeve.
Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme gjatë një viti janë hapur 272 procedime penale për vepra të lidhura me korrupsionin, por vetëm 22 prej tyre kanë përfunduar në gjykatë.
Shumica e këtyre dosjeve janë publikuar me emra konkrete në forumet publike dhe në faqet e shtypit, madje disa prej tyre janë hapur në bazë të këtyre akuzave dhe nuk dihet nëse janë përdorur gjatë fazës hetimore për luftë mes kundërshtarëve politik, si dhe shprehet vëzhgimi i misionit evropian.
…
Projektligji i opozitës për heqjen e imunitetit të deputetëve është cilësuar nga mazhoranca socialiste si antikushtetuese. Projektligji ka qenë temë e mbledhjes së radhës së grupit parlamentar socialist ku deputetët e mazhornacës kanë vendosur të mos e pranojnë variantin e paraqitur nga opozita, por i kanë propozuar kundërshtarëve politik ta riformulojnë atë.
Bashkim Fino: Kjo nuk ka të bëjë me vullnete personale të deputetit, kjo ka të bëjë me respektimin e kushtetues që do të thotë, nismëtarët duhet ta rishikojnë kërkesën në pozicion të kushtetues që të jemi të gjithë në rregull.
Projektligji i paraqitur para disa javësh nga opozita parashikon heqjen e imunitetit të deputetëve për ndjekje penale për të treguar vullnetin e deputetëve kundër krimit dhe përfshirjes së politikës në të. Në projektligjin i cili është ndërtuar sipas modelit gjerman saktësohet se heqja e imunitetit kufizohet vetëm në ndjekje penale dhe nuk përfshin arrestin./tvklan.al