Dalja e Eneda Tarifës në prezantimin e këngës së saj “Më fort” në “Kënga Magjike” i habiti të gjithë. Pamja e këngëtares ishte një dualitet i bukur i dy gjinive pasi veshja përbëhej nga një fustan dhe një kostum. Por ajo që i la shikuesit ‘pa mend’ ishin flokët sepse për t’iu përshtatur jo vetëm pamjes, por edhe këngës e performancës, Eneda i ka prerë në njërën anë.
Ky ndryshim nuk paska qenë surprizues vetëm për admiruesit, por edhe për vajzën e saj. Eneda tregon në programin “Rudina” në Tv Klan përshtypjen që i la Arias, e cila në fillim s’ishte dakord.
Eneda Tarifa: Kur e pa Aria më tha…se po diskutonim në shtëpi dy ditë përpara. Ma, do të më duhet për të bërë këtë ‘look’-un ta pres këtë pjesën këtej. Jo, jo, mos jo, mos e prit, mos e bëj”. Pastaj erdhi nga shkolla dhe unë isha në shtëpi, vrapoi te mua të më tregonte diçka. Ma tregoi dhe iku, pastaj u kthye “e ke bërë?” Po, i thashë. Ngeli. “Okej, të paktën të shkojnë”, tha.
Rudina Magjistari: Si e ka pritur këngën Aria se jam kurioze?
Eneda Tarifa: Ajo këngë është e pamundur që mos të japë energji, mos të japë një ndjesi të mirë. Besoj shumë te ndjesitë e Arias dhe sigurisht që i pëlqeu, jashtëzakonisht, por Aria ka dëgjuar çdo proces të asaj kënge, që nga demoja deri te produkti final kështu që duke qenë se tani është futur edhe në botën e muzikës kupton diçka më shumë dhe thjesht e shijon./tvklan.al