Një video e një blogereje të njohur nga Kina është bërë virale duke ngjallur një lum komentesh negative, ndërsa në të ajo shfaqet duke ngrënë një lakuriq nate dhe duke e demonstruar atë.
Pamjet janë filmuar në vitin 2016 dhe janë bërë publike nga vetë ajo, por pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës, e reja është vënë në qendër të sulmeve.
Sipas ekspertëve mendohet se koronavirus që deri më tani u ka marrë jetën të paktën 106 personave ndërsa mijëra të tjerë janë infektuar, ka ardhur nga gjarpinjtë dhe lakuriqët e natës.

Blogerja kërkon publikisht ndjesë për atë video të postuar në rrjetet sociale, ndërsa e quan veten “injorante” dhe se nuk duhej kurrsesi ta kishte bërë atë veprim.

Ms Wang, e cila në 2018 u përzgjodh si një ndër 30 personat më me influencë dhe e ndjekur në Kinë nga Forbes, e bëri këtë video për të treguar mënyrën e jetesës kineze dhe ushqimet tradicionale. /tvklan.al
