Përplasja ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shkaktuar viktima të shumta mes të dyja palëve. BBC ishte në frontin e zjarrit ku solli dëshmi të njerëzve që po e përjetojnë luftën.

“Më lër t’i shikoj fytyrën për herë të fundit”, shprehej një nënë, fëmija e të cilës kishte humbur jetën në konflikt.

Dy palët zihen për zonën e Nagorno-Karabakh, e cila njihet si pjesë e Azerjbaxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë. Në ditën e parë, BBC shkoi pranë linjës së zjarrit, ku jetojnë 100 mijë njerëz.

Qyteti i Tartarit u kthye në një qytet fantazmë”, shprehej gazetarja.

Ndërkohë një grua thoshte se këtë moment e kanë pritur me vite të tëra, pasi e shikojnë Nagorno-Karabakh si pjesën e humbur të atdheut.

“Ato gatuajnë këtu, mbushin ujë dhe bëjnë çaj. E kemi pritur këtë moment për 28 vjet. Kjo është arsyeja pse nuk hedhim hapa mbrapsht. Jemi të lumtur që po ndodh. Djali im dhe vajza janë duke luftuar në front”, shprehej një grua.

Njerëzit tregojnë se është bërë normale të futesh në strehime gjatë bombardimeve. Vetëm në atë zonë kanë humbur jetën nëntë civilë. Nëna që qajnë dhe varrime janë skenat që servir BBC nga mesi i luftës me Azerbajxhanit dhe Armenisë./tvklan.al