Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lasgush Poradeci është shpallur “Pena e Artë” në përfundim të panairit të 2 kombëtar të librit shqiptar. Sot në një nga ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar është zhvilluar ceremonia e dhënies së çmimeve për botimet më të mira letrare gjatë vitit 98. Statistikat tregojnë se në Shqipëri gjatë vitit ’98, janë botuar mestarisht katër libra në ditë.

Çmimin e “Penës së Argjentë” juria ja ka akorduar Kole Ashtës, Shpëtim Argjendi, Teodor Kekos, Harallamb Çeskut dhe Jusuf Vrionit. Ministri i Kulturës Edi Rama në përfundim të kësaj ceremonia ka mbyllur edhe panairin e librit shqiptar për këtë vit.

Po sot ka përfunduar dhe Festivali i 6-të i Romancës Shqiptare në sallën e Teatrit të Operas e Baletit. Në këtë aktivitet kulturor i cili zgjati dy ditë me radhë, janë interpretuar shumë prej romancave të disa prej kompozitoreve më të njohur të muzikës klasike shqiptare si, Tish Daise, Feim Ibrahimit, Gjon Simonit, Avni Mules, Shpetim Kushtes, Kujtim Lares e te tjere.

Këto romanca janë interpretuar nga zëra të njohur të skenës shqiptare si Suzana Frashëri, Shqipe Zani e Avni Mula por edhe nga gjenerata e re e këngëtarëve të muzikës klasike. Romancat e prezantuara në këtë festival, janë kompozime të reja të pa interpretuara më parë./tvklan.al