Përbërësit:

500 gr qumësht

250 gr miell

100 gr parmixhano

50 gr gjalp

50 gr pançetë

12 gr maja pluhur

1 avokado

1 qepë të kuqe

1 lime majdanoz

Vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Ndajmë në dy tasa të bardhat dhe të verdhat e vezëve dhe i rrahim me mikser. Qumështin e vendosim në një tas dhe e ngrohim në mikrovalë, më pas shtojmë në të majanë, majdanoz të grirë imët, gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë bashkë.

Në një tjetër tas përziejmë bashkë miellin dhe djathin e grirë dhe e shtojmë ngadalë tek tasi i qumështit. Më pas shtojmë edhe të verdhat e vezëve dhe pasi i kemi përzierë shtojmë të bardhat e vezëve. Pasi përgatisim brumin, pjekim pancake-ët në një tigan krepash.

Në një gotë mikseri vendosim avokadon, shtojmë lëngun e një kokrre lime, qepë dhe e bëjmë krem. Në një tigan skuqim pançetën. Vendosim mbi pancake një shtresë me kremin e avokados, pançetën dhe mbi të një tjetër pancake.

/tvklan.al