Një lokal u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan, që ndodhet pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Burime paraprake bëjnë të ditur se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një bombol gazi.
Fatmirësisht shërbimet zjarrfikëse ndërhynë në kohë, duke vënë nën kontroll situatën.
Përveç dëmeve materiale, mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar. Megjithatë shpërthimi shkaktoi jo pak panik tek qytetarët./tvklan.al