Ambasada e Italisë në vendin tonë ka paralajmëruar shtetasit e saj të bëjnë kujdes gjatë protestës së opozitës që është paralajmëruar të mbahet sot në orën 20:00 në kryeqytet.

Në njoftimin e saj, ambasada italiane bën thirrje të shmanget lëvizja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku pritet të përqëndrohen protestuesit.

“E hënë më 8 Korrik duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit. Rekomandohet që të shmangen grumbullimet dhe të ndiqni zhvillimet më të fundit përmes shtypit dhe tregoni kujdes maksimal. Protesta mund të shkaktojë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore hyrëse në qytet“, thuhet në njoftimin e ambasadës së Italisë në Tiranë. /tvklan.al