Pas paralajmërimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për thellimin e krizës bankat qendrore kanë reaguar me shpejtësi.

Një vendim i befasishëm dhe unanim ka kthyer vëmendjen tek përpjekjet për t’u përballur me krizën financiare.

Banka Qendrore Evropiane, ajo amerikane, e Kinës, Kanadasë, Zvicrës dhe Suedisë kanë reduktuar koston e parasë duke ulur normën e interesit me 0.5%.

Ekonomistët besojnë se me këtë lëvizje synohet ngritja e barrikadave ndaj krizës së kredidhënieve dhe rifitimi i besimit në tregjet financiare.

Japonia është e vetmja e cila nuk iu bashkua këtij vendimi duke parë si më të arsyeshëm hedhjen në treg të parave.

Më herët qeveritë e vendeve, kryesisht evropiane, janë bashkuar idesë për krijimin e fondeve të emergjencës, të cilat do t’i vihen në dispozicion likuiditetit të bankave.

Ka mjaftuar vetëm gjysmë ore për efektin ulje interesi që bursat të reagojnë pozitivisht duke ulur humbjet, megjithatë rezultatet mbeten ende negative.

Indeksi Dow Jones vazhdon të jetë në kuotën e -2.95, i Londrës 0.56, i Zvicrës -1.99%, ndërkohë që dhe bursat aziatike kanë rinisur të marrin veten pas humbjeve drastike që pësuan një ditë më parë duke e kaluar rekordin në pesë vitet e fundit./tvklan.al