Një fundjavë e dështuar për futbollistët e Kombëtares, të cilët luajnë në Serie A. Humbje dhe përgjegjësi në golat e pësuar ku shpëton vetëm Etrit Berisha. Portieri Atalanta nuk mund të fajësohet për golin me Torino. Frederik Veseli pasi u cilësua si hero javën e kaluar, por ka përgjegjësi në humbjen 4 – 1 me një rival direkt si Crotone. Ai ndali kundërshtarët vetëm në rastin kur shkaktoi penalltinë, që solli golin e kapitullimit për Empoli. Një paraqitje e dobët edhe për Elseid Hysajn.
Nestorovski e kaloi lehtësisht duke shënuar gol në barazimin e vlefshëm 1 – 1 që Palermo arriti në fushën e Napoli. Një tjetër sfidë pa lavdi për Ledian Memushajn dhe skuadrën e Pescara, që u mund 3 – 0 nga Inter.
Një shkëndijë në fillim dhe asgjë më pas. Thomas Strakosha edhe pse luajti si titullar për Lazio, nuk arriti të shmangë humbjen 1 – 0 në shtëpi me Chievo. “Gazzetta dello Sport” shkruajti që i vetmi top që preku ishte kur e nxorri nga porta e tij.
Tv Klan