Sipas MeteoAlb pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore megjithatë nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të mbete nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

/tvklan.al