Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominonte, herë pas here shoqëruar më stuhi të forta ere.

Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu me intensitet mesatar si edhe reshje të dendura dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi permanent Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 5  ballë./tvklan.al