Muaji që sapo ka nisur do të shoqërohet nga reshje shiu, mëngjese të ftohta apo dhe mesdita me diell. Ky është parashikimi që meteorologët japin për muajin maj.

Edhe pse temperaturat pritet të rriten reshjet e shiut do të jenë prezente hera herës, sidomos pasditeve.

Tanja Porja: “Duke filluar që nga dita e nesërme kemi një rritje të temperaturave në mesditë me 6 apo 7 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat e mëngjeseve duke vijuar dhe në fundjavë edhe në fillimin e javës tjetër do të mbeten relativisht të freskëta. Muaji maj do të jetë i ngrohtë, por edhe reshjet do të jenë shumë shumë prezente. Kjo do të bëjë që maji të mos ndihet shumë i nxehtë.”

Ditët e nxehta dhe të thata prite të jenë prezente gjatë muajit qershor dhe korrik. Muaj që meteorologët i parashikojnë tepër të nxehtë dhe të thatë./tvklan.al

Gazetare: Brundila Cami