Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjen e godinave që thotë se do të ndërtohen për strehimin e banorëve që do të shpërngulen në kuadër të projektit për transformimin e Lanës në Tiranë.
Ky transformim, sipas Ramës do të përfshijë dhe apartamentet për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror.
“Mirëmëngjes dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Rama publikoi projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri tek Ura Teknologjike.
Rama garantoi të gjithë banorët që preken nga ky projekt për zhvillimin e kryeqytetit se do të përfitojnë banesa falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës./tvklan.al