Tanja Porja: “Orët vijuese do të jenë me mot më të përmirësuar gjatë natës së sotme dhe ditës së shtunë, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore të cilat rrezikojnë lindjen dhe juglindjen nga një shi i dobët dhe i izoluar. Dita e diel sjell sërish reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar që herë pas herë do të kenë intensitete të konsiderueshme. Përsa i përket temperaturave sot kanë pësuar 2 apo 3 gradë rritje në vlerat e mëngjesit, presim një rritje të lehtë dhe në mesditë, ndërsa dita e shtunë do të ruaj vlera konstante të temperaturave, ndërkohë që ditën e diel në mesditë kemi sërish një rënie me 3 gradë të temperaturave në të gjithë territorin shqiptar. Vlera më e ulët në rang vendi nuk do të bjerë nën 1 gradë celsius. Duke gdhirë dita e hënë mund të ketë disa centimetra dëborë në majat e maleve, mbase deri në 1300 metra mbi nivelin e detit.”/tvklan.al