Ditët e mbetura të qershorit nuk do të jenë aspak të favorshme për plazh, pasi sinoptikanët parashikojnë një javë me shi që herë herë do të përfshijë të gjithë territorin.

Tanja Porja: “Dita e sotme do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, shira më të konsiderueshëm do bien në veri dhe verilindje të vendit. E njëjta situatë do të vijojë dhe ditën e nesërme. E marta në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë dita e mërkurë si dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë dhe të enjte reshjet do të kenë intensitete më të larta ato do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Dita e premte sjell një dobësim të vranësirave dhe reshjeve, por ato do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin. Dita e diel presim që të fillojë me mot kryesisht të kthjellët ndërsa që në mesditë zonat malore do të kenë vranësira dhe shira të dobët.”

Por edhe temperaturat nuk do të jenë aq të larta sa provuam në ditët e para të këtij muaji. sinoptikanët thonë rënie të tyre deri në mes javë.

Tanja Porja: “Dita e sotme ka shënuar një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, doita e martë sjell sërish një rënie me 3, 4 gradë duke bërë që temperaturat maksimale në rang vendi të mos shkojnë mbi 23 apo 24 gradë celsius. Kjo rënie e temperaturave do të vijojë deri ditën e en jte ose më saktë deri në mesditë kur pritet që temperaturat ët fillojnë të rriten shumë lehtë dhe gradualisht deri në fundjavë kur pritet që të ketë një rritje që edhe neve ta ndjejmë.”

Ndërkohë, rënia e menjëhershme e temperaturave dhe shirat nuk kane ndikuar ne shtimin e rasteve me virozat e stinës në spitale./tvklan.alGazetrae Brunilda Cami