1 person ka humbur jetën ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur për shkak të motit të keq ka goditur jugun e Italisë.
Në Kalabri dhe në Sicili reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje duke bërë që dëmet materiale të jenë të konsiderueshme. Situata më problematike paraqitet në zonën e Catania-s ku rrugët e qytetit janë kthyer në lumenj duke bërë që forca e ujit të tërheqë zvarrë edhe disa makina.
5 turistë rrezikuan seriozisht jetën në po këtë zonë, pasi minibusi me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e ujit në rrugë. Atyre iu desh të braktisnin mjetin, ndërsa u shpëtuan nga Mbrojtja Civile të cilët i dërguan në një zonë të sigurt.
Në komuna të ndryshme të Siçilisë, nga Catania në Messina nga Sirakuza në Enna, shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura.
Dhjetëra fluturime janë anuluar ose janë devijuar ndërkohe dhe në porte situata ka qenë e vështirë për shkak të erërave të forta.
Klan News
This is a video of the flooding that hit Sicily on Sunday.
— Ansa English News (@ansa_english) October 25, 2021
Rescuers are searching for a couple who were reported missing after being caught up in the extreme weather.#ClimateCrisis
https://t.co/DXZULUmDLp https://t.co/YVMlksZzOl