Rrebeshet e shiut kanë freskuar këtë të enjte pjesën më të madhe të Shqipërinë, pas disa ditëve me temperatura përvëluese.
Reshjet e shiut janë fokusuar kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Intensiteti i lartë i tyre ka bërë që në disa zona të kishte edhe përmbytje kalimtare dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
“Janë të pritshme kur ne kalojmë një periudhë me temperatura të larta. Epiqendra ka qenë veriperëndimi, Lezha, gjithë zona qendrore, Elbasani, më pak reshje ka patur jugu”.
Parashikohet që edhe të premten moti të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa do të përmirësohet ndjeshëm të shtunën dhe të dielën.
“Edhe pse do ketë vranësira, nuk ka reshje. E shtuna dhe e diela sjell temperatura më të larta. Duhet patur kujdes se do ketë një bregdet të trazuar, për shkak se do kemi parametrin e erës problem.”
Në ditët e para të muajit korrik parashikohet të ketë sërish reshje shiu, ndërsa pas datës 5 një tjetër valë e të nxehtit vjen në Shqipëri.
“Vala do të vijë pas datës 5 dhe do qëndrojë 5 apo 6 ditë, presim temperatura 40 dhe ndoshta lehtësisht mbi këtë vlerë.”
Temperaturat maksimale këtë të enjte kanë rënë në 33 gradë.
Tv Klan