Lajme Arkiva 2003

Një ulje e lehtë e temperaturës është vënë re gjatë 3 ditëve të fundit në vend dhe sidomos në kryeqytet. Kështu para dy ditëve temperatura maksimale e regjistruar në Tiranë ishte 36 gradë, dje 34 ndërsa sot deri në orën 11:30 u regjistrua temperatura 31 gradë celsius. Në Qendrën e Shërbimit Sinoptik na thonë se luhatjet e temperaturës me 3 gradë më pak ose më shumë janë si rrjedhojë e zhvillimeve lokale e paraqitur me vranësira dhe shira lokale.

“Mendohet që edhe në zonat malore të ketë ndonjë fenomen lokal sot, nesër mendoj përsëri ndërprerjen e këtyre fenomeneve lokale. Mendojmë se temperatura do të paraqitet me luhatje gjithsesi vlerat do të jenë të larta. Nesër mendojmë një zbritje të lehtë rreth 2 gradë. Nga dita e martë përsëri një rritje dhe 2-3 gradë. Gjatë këtyre ditëve moti do të jetë me diell nuk do të mungojnë vranësirat”.

Sipas parashikimeve gjatë ditës së sotme do të ketë reshje lokale në zonën verilindore të vendit. Vranësirat dhe shirat lokale do të jenë përsëri të pranishme, porendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave të nxehta të ajrit./tvklan.al