Dorëheqja e Nikos Kotzias nga posti i ministrit të Jashtëm të Greqisë ka shkaktuar stuhi në qeverinë e Alexis Tsipras. Shkak u bë një debat i ashpër mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos, që nisi fillimisht me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë dhe përfundoi tek fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme greke dhe Ministrive të tjera.

Mediat greke kanë zbuluar të tjera informacioneve për këto fonde sekrete dhe kanë mësuar se një pjesë e këtyre parave janë përdorur në Shqipëri dhe Maqedoni.

Jozyrtarisht, shtypi grek ka mësuar se një shumë prej 1 milion Eurosh nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, është përdorur në dy vendet fqinje, Shqipëri dhe Maqedoni.

Një pjesë e këtyre parave janë kanalizuar nëpër disa media online shqiptare (portale) duke i financuar. Gjithashtu, një shumë tjetër janë përdorur për të financuar edhe media në Maqedoni. Kurse pjesa tjetër e parave janë dhënë në mbështetje të Kishës Ortodokse.

Pra, fondi sekret prej 1 milion Euro i Ministrisë së Jashtme greke është ndarë në këto 3 drejtime.

Në debatin që pati me ministrin Kamenos në mbledhjen e qeverisë, Kotzias i kërkoi Kryeministrit Tsipras që ligji për fondet sekret që aplikohet vetëm për Ministrinë e Jashtme, të aplikohet edhe në Ministritë e tjera për të monitoruar përdorimin e këtyre parave.

Ish-ministri Nikos Kotzias ka kërkuar që Qeveria të publikojë letrën e tij të plotë prej 9 faqesh ku shpjegon arsyet e dorëheqjes. Kurse zyra e Kryeministrisë së Alexis Tsipras tentoi të qetësonte situatën, duke thënë se nuk ka arsye të vërtetë të dorëheqjes së Kotzias. /

tvklan.al