Rrugicat në panairin e video-lojërave të Javës së Lojërave të Parisit ishin të mbushura me personazhe video-lojërash. Edhe disa ditë na ndajnë nga festa e Halloween-it, fansat u veshën si personazhet e tyre të preferuar dhe bënë foto me të tjerë të apasionuar pas kësaj feste.

Jerome Magnat i veshur si protagonisti kryesor i një video loje koreane u shpreh:

“Ne filluam që tani të maskohemi  për Halloween. Ne i kemi blerë kostumet që më parë dhe i kemi veshur është shumë më argëtuese ta bësh këtë më shpesh, pasi Halloween zhvillohet një herë në vit.”

Të ashtëquajturit Cosplaying është një prirje në rritje në Francë me një numër në rritje njerëzish që përpiqen të krijojnë kostume dhe personazhe me role nga seriale dhe lojëra të ndryshme. 21-vjeçarja Candice e cila filloi të luante cosplay tetë vjet më parë, ishte veshur si një personazh nga hit seriali i animuar “Arcane”.

“Në kohën kur unë fillova (cosplaying), nuk ishte shumë e njohur dhe në atë kohë paragjykoheshe shumë shpejt.”

Që nga viti 2016, cosplayers nga e gjithë Franca kanë konkurruar edhe në French Cosplay Cup, i cili shpërblen me çmim kostumet më të mira.

Klan News