Për njerëzit me probleme fizike, Halloween është kthyer në një mundësi për të pranuar trupin. Shumë prej tyre kanë filluar të ndajnë fotot e tyre me të tjerët.

April, nga Chicago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “ Halloween është Krishtlindje për ne me aftësi të kufizuara.” Foto ka marrë më shumë se 115.000 pëlqime në rrjetet sociale. Për BBC ajo u shpreh se qëllimi i saj është të ndajë “një pjesë të eksperiencës së saj”,  për t’i treguar personave me aftësi të kufizuara ta shohin trupin e tyre në një formë sa më pozitive.

Po ashtu ajo thotë se është e kënaqur, për faktin se edhe personat të tjerë me të njëjtat aftësi të kufizuara si ajo po shpërndajnë fotografitë e tyre. Ajo thotë se ka arritur të pranojë trupin e saj dhe se do mundohet në të gjitha format e mundshme për të përfituar prej tij.”

Ish-atletiku i lojërave paraolimpike, Josh Sundquist, i cili ka humbur këmbën e përshkruan veten si “ entuziast i Halloween”. Ai ka krijuar një seri me kostume për të festuar Holloween, duke e kthyer atë në një ritual të përhershëm, pasi ai gjithmonë për Halloween bën publike për miqtë në  rrjetet sociale kostume të jashtëzakonshme, të cilat janë të krijuara për fizikun e tij. Komentet në faqen e tij janë të shumta, disa shkruajnë “e pasbesueshme”,  “fantastike”.  Sundquist thotë se ai ndan shpikjet e tij për të “ndërprerë punën e përditshme të njerëzve me diçka që mund t’i kënaqë ata”.

Ndërkohë, një adoleshent shkruan për BBC se ai e ka humbur këmbën dhe i duhet të përdorë një protezë gjithë ditën. Teksa shton se “nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë kam vetëm një këmbë.” Ai e shikon Halloween si të vetmen mundësi, ku ai mund të ndihet mirë me trupin e tij.

/tvklan.al