Barrikadat në flakë tërhoqën i morën gjithë vëmendjen atmosferës së krijuar nga zbukurimet për festat e fundvitit në Paris. Këtë pamje të ofronte bulevardi qendror i kryeqytetit francez natën mes të shtunës dhe të dielës, në përfundim të protestës së të ashtuquajturve “Jelekë të verdhë”, që protestojnë prej 2 javësh kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Protesta e të shtunës me 19 të plagosur, 4 prej të cilëve policë. Përmes Twitter-it, presidenti Emanuel Makron tha se protestuesve duhet t’u vinte turp që sulmonin policët dhe se në Republikën Franceze nuk ka vend për dhunë.
“Falenderojmë forcat tona të rendit për guximin dhe profesionalizmin.. Turp për ata që vepruan me dhunë kundër qytetarëve dhe gazetarëve të tjerë. Turp për ata që u përpoqën të frikësonin deputetët”.
Policia njoftoi arrestimin e 40 protestuesve që u përfshinë në aktet e dhunës, nga 8 mijë që dolën në rrugë. Manifestime u zhvilluan në gjithë Francën, me pjesëmarrjen e 100 mijë njerëzve.
Çmimi i naftës në Francë është rritur me 23% javët e fundit, në 1.53 euro për litër nafte. Protestuesit ia venë fajin taksës së Makronit për reduktimin e çlirimit të karbonit në atmosferë. Por presidenti thotë se fajin e kanë edhe çmimet e rritura të karburantit në tregjet ndërkombëtare.
Tv Klan