Teksa është shndërruar në një destinacion kryesor turistik, Shiroka do të ketë parkingun e saj të ri publik.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi punimet, në kuadër të investimeve të shumta që po bëhen për të përmirësuar jo vetëm jetesën e banorëve, por dhe për t’i dhënë një hov më të madh turizmit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Ka shumë mundësi që projekti që po përgatisim ka të bëjë me krijimin e një parkimi në funksion të Shirokës. Është shumë problem parkimi në Shirokë.
Ky investim do të lehtësojë edhe problematikën e trafikut që krijohet në këtë zonë nga vizitorët e shumtë.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Kjo hapësirë mund t’i ndihmojë dhe është afër sheshit të Shirokës. Mund të lihet makina këtu dhe të lirohet sheshi i Shirokës nga makinat dhe trafiku i madh.
Parkingu publik, i pari që hapet tashmë me inisiativë të Bashkisë Shkodër, do të jetë gati brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve në zonën e Shirokës duke mos sjellë më bllokim të qarkullimit në këtë zonë turistike.
Klan News