Automjetet janë kthyer në makthin kryesorë të pushuesve në plazhin e Divjakës. Dhjetëra makina parkohen fare afër bregut të detit, ndërkohë që për të zgjedhur vendin ku do të pushojnë qytetarë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit përshkojnë me mjetet e tyre rërën e plazhit. Më të rrezikuar nga ky fenomen janë fëmijët, por përjashtim nuk bëjnë as të rriturit.

“Po kalojmë se s’po dimë se nga të orientohemi, do gjejmë ndonjë vend nuk e di ku është më pastër, se qenka shumë qelbur”.

“Bëjmë plazhin buzë detit afër Dragës se është si më qetë, rëra më e pastër dhe mbajmë dhe makinat afër vetes, si kemi gjërat larg”.

“Buzë detit kemi parkuar”.

Gazetarja: Gjithmonë kështu e bëni plazhin?

“Gjithmonë”.

Gazetarja: Nuk ju kanë ndaluar asnjëherë?

“Deri tani jo”.

“Të bredhi një fëmijë, psh makina me shpejtësi bën vaki dhe të shtypet fëmija”.

Si të mos mjaftonte kjo. Policia e cila patrullon plazhin ka zgjedhur po të njëjtën mënyrë për të ruajtur rregullin dhe qetësinë publike. Shefi i policisë së Divjakës shprehet se qarkullimi i automjeteve në këtë zonë është një shkelje e që nuk duhet të kryhet nga qytetarët.

Rizhvan Sharka: “Nga këto ditë neve do të fillojmë direkt do ndërpresim rrugën atje ku është hyrja, do ta bllokojmë do vejmë dhe sinjalistikat edhe do të merren masa. Ne do t’i krijojmë kushtet më të mira plazhit të Divjakës”.

Pavarësisht masave të marra, ata që e vuajnë më shumë kthimin e plazhit në rrugë për kalimin e automjeteve janë pushuesit, të cilët bëjnë fare pak për të parandaluar këtë fenomen./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa