Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Parku Rinia në qendër të goditjeve të ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi, në një takim sot me drejtorin e policisë ndërtimore Havari.

“Ne do të hartojmë një plan të qartë dhe të përgjithshëm për të gjitha ndërtimet në Tiranë dhe për këtë, do të kërkojmë mbështetje logjistike dhe financiare nga qeveria”, u shpreh Havari.

Bashkëpunimin me ministrin Poçi, Havari e cilësoi mjaft të rëndësishëm, pasi policia ndërtimore, sipas tij tashmë e ka hedhur hapin e parë. Parku Rinia, vendoset kështu në qendër të këtij aksioni./tvklan.al