Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Parku Rinia, çka qenë, ç’është, se çdo të bëhet presim e shohim. Përpara dy javësh, deklarata e Metës për prishjen e ndërtimeve pa leje, vuri në dilemë të parë pronarët e lokaleve, të cilët justifikoheshin me investimet e tyre. Tani pas dy javësh, nga mbretëria e mbi 100 lokaleve në këtë park, mund të shohësh vetëm gërmadhat e prishjes së ndërtimeve pa leje.

Nëse ecën rrugicave të parkut, shikon vetëm gërmadha. Ato kanë nisur të hiqen në zonën e parkut nga Ministria e Mbrojtjes. Tani i vetmi që ka mbetur pas prishjes së lokaleve është Tajvani, i cili nuk binte në sy më parë nga lokalet dhe ndërtimet e shumta rreth tij. Tashmë parku ka nisur udhën e kthimit në identitet, e cila do të finalizohet me gjelbërimin e dikurshëm./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori