Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rasti i mësuesit Gjon Gjonaj i gjetur i pajetë, në qelitë e komisariatit të policisë Rrëshen është cilësuar nga demokratët në parlament një çështje që nuk do të zbardhet kurrë. Deputeti i Laçit Pal Dajçi në interpelancë me ministrin e Rendit Gjoni tha, se Gjonaj nuk ka vrarë veten. Ministri i Rendit Ilir Gjoni, ftoi demokratët t’i paraqesin provat në prokurori. Ai mbështeti versionin se Gjonaj është vetëvrarë.

Ilir Gjoni, Ministri i Rendit:- Unë e vlerësoj shqetësimin e zotit Dajçi, megjithatë ngela i zhgënjyer, sepse mendova që zoti Dajçi ishte i impenjuar për gjetjen e shkaqeve të vetëvrasjes së zotit Gjonaj, por mesa kuptova kjo çështje ishte më tepër politike. Pra u politizua çështja e Gjonaj dhe në fjalimin e zotit Dajçi, nuk ishte shqetësimi kryesor zbardhja e kësaj, por problemet politike, për të cilat unë jam i hapur dhe transparent”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame