Debati i zhvilluar për 48 orë në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, u importua dhe në seancën plenare.

Gazment Bardhi i kërkoi kryetares së Kuvendit të marrë masa pasi deputetët e opozitës ishin intimiduar dhe shantazhuar nga dëshmitari, Ilir Beqja ndërkohë që Garda, sipas tij nuk kishte ndërhyrë.

Gazment Bardhi: Ti zonjë do të duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person i paraburgosur guxonte të futej në sallën e mbledhjes, të kërcënonte deputetët e opozirtës

Kryeparlamentarja premtoi se do të hetojë mbi këto akuza.

Elisa Spiropali: Sa i takon pretendimeve të tjera, unë do i shoh me shumë vëmendje.

Konferenca e Kryetarëve, pasditen e të mërkurës vendosi të mos e pranojë kërkesën e 7 deputetëve të opozitës për ta shtyrë për herë të tretë mandatin e këtij komisioni hetimor, çka ishte një tjetër arsye për debat mes palëve në seancën e sotme si dhe akuzave të ndërsjellta për shkelje të rregullores.

Gazment Bardhi: Sipas ligjit, të përfundosh pa mbyllur planin e hetimit, do të thotë t’i mohosh opozitës të drejtën për të hetuar.

Elisa Spiropali: T’ju them të vërtetën ndihem pak në faj që e kam çuar atë kërkesë në Konferencën e Kryetarëve sepse normalisht pa një vendim të ndërmjetëm, nuk duhet ta kisha paraqitur.

Albana Vokshi: Ju menduat do ta dështoni, kam një lajm të keq për ju…

Elisa Spiropali: Kjo nuk është procedurë, fjala ka mbaruar.

Edhe çështjet e tjera në rendin e ditës shkaktuan debate të forta të shoqëruara me akuza penale, ku fjala “hajdut” ishte ajo qe dominoi fjalorin e demokratëve.

Bledion Nallbati: Është aq shumë hajdut…

Elda Hoti: Për të mbrojtur çdo hajdut të kësaj mazhorance…

Flamur Noka: Hajdut! Je hajdut!

Albana Vokshi: Shqetësoheni se i themi hajdutit, hajdut.

Niko Peleshi: I japim të drejtë vetes të shpallim hajdutë, kriminelë, këdo që ka një proces të hapur me drejtësinë. Nëse e mbani këtë standard, mbajeni me të gjithë! Atëherë t’i quajmë të gjithë hajdutë dhe kriminelë.

Tv Klan