Parlamenti i Serbisë u përfshi nga dhuna në seancën e kësaj së hëne pasi deputetë të opozitës u përplasën me përfaqësues të mazhorancës dhe disa ministra.
Opozita kërkoi që ne vend të diskutimeve për buxhetin të votohej mocioni mosbesimin e qeverisë pas aksidentit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.
Përfaqësuesit e shumicës e hodhën poshtë propozimin. Gjatë incidentit u ndërpre audio në sallë.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç akuzoi opozitën për “përpjekje për uzurpim të dhunshëm të pushtetit” ndërsa opozita bëri përgjegjës ministrat për incidentin.
Tv Klan