Gert Bogdani: “Duhet t’i themi kryetarit të Partisë Socialiste, i cili e ka për veti pafytyrësinë të përdorë kamerat dhe televizionet me një gjuhë ordinere se qëndrimi i kryeministrit për kodin zgjedhor ka të bëjë vetëm me vazhdueshmërinë dhe përpjekjet që ky kod zgjedhor të jetë sa më përfshirës. Dje Edi Rama me një fjalor tejet ordiner në vend t’i kërkonte të falur familjeve të viktimave të regjimit komunist për ekzekutimin e të cilave ka vepruar dhe firmosur i ati i tij akuzoi kryeministrin se po merret me familjen e tij duke harruar se vetëm me rrogën e njërit prej fëmijëve të kryeministrit, e cila është firmosur kjo në institucionet ndërkombëtare. Edi Rama u mor gjashtë muaj me radhë duke shpifur dhe trilluar gjithçka që mundte në sytë e shqiptarëve, por është e kuptueshme që zoti Rama di vetëm të trillojë sidomos kur bëhet fjalë për familjen”./tvklan.al