Lajme Arkiva 2003

Partia Demokratike shpall emrat e kandidatëve për kryetar bashkishë dhe komunash në zgjedhjet vendore të 12 Tetorit. Pas disa mbledhjeve maratonë të kryesisë së partisë më të madhe opozitare në vend. Zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë publik emrat e disa kandidatëve kryesorë në garë për bashkitë dhe komunat e vendit.

Edi Paloka: Të gjitha kandidaturat që do të dalin, qoftë për kryetar komune qoftë për kryetar bashkie janë kandidatura të përbashkëta me aleatët, përveç Partisë Demokrate të Re e cila siç e dini zgjodhi të mos jetë pjesëtare e koalicionit tonë.

Ndërkohë që Paloka ka deklaruar se vazhdon ende negociatat me Partinë e Bashkimit të Drejtave të Njeriut për kryetarin e komunës aq të përfolur të Himarës./tvklan.al