Lajme Arkiva TV Klan 2003

Partia Demokristiane i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar situatën e krizës në qeveri. Sipas kryetarit Nikollë Lesi është ky institucion ai që duhet të vendosë, mbi mosmarrëveshjet e kompetencës midis pushteteve.

Nikollë Lesi:- “I kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që të interpretojë këto tre pika, shqyrtimi i bazueshmërisë kushtetuese të emërimit të zv/ministrave në pozicionet kushtetuese të anëtarëve të kabinetit qeveritar, shqyrtimi i afatit kohor, gjatë të cilit, vendi i titullarit në një institucion kushtetues siç është ministri, mund të qëndrojë vakant. Shqyrtimi i numrit të herëve, që kryeministri mund t’i propozojë presidentit, kandidatët për vendin vakant të titullarit në një institucion kushtetues siç është ministri”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini