Partia Përparimtare Serbe e Presidentit Aleksandër Vuçiç fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Beograd si dhe në pjesën e dërrmuese të 88 qyteteve, komunave e qarqeve.
Fitore bindese ishin në Nish dhe Novi Sad.
Në Beograd, SNS e Vuçiç do të kenë 64 nga 110 këshilltarët në komunën e Beogradit.
Rivalja “Kreni-Promeni”, që do të thotë “Lëviz-Ndrysho”, e kryesuar nga Savo Manojloviç, doli e dyta me 17.61 përqind të votave apo 21 mandate.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpalli menjëherë fitoren, duke e cilësuar si një rezultat i pamendueshem.
“Kjo është një fitore e jashtëzakonshme, e pabesueshme. Po hyjmë në një epokë të re. Pavarësisht kësaj ne duhet t’i shtrijmë dorën kundërshtarëve tanë”, tha Vuçiç.
Por opozita do t’i kontestojë këto zgjedhje dhe se nuk do të njohin rezultatin.
“Këto ishin zgjedhjet më të parregullta ndonjëherë. Kemi udhëzuar komisionerët që të mos firmosin procesverbalin e zgjedhjeve”, thotë Savo Manojloviç.
Zgjedhjet në Beograd dhe në njësitë e tjera administrative u përsëritën pas kontestimeve për manipulime në zgjedhjet e 2 Dhjetorit të vitit të shkuar.
Tv Klan