Partia Socialiste dega Elbasan ka analizuar shkaqet që çuan në humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 12 Tetorit për Bashkinë e Elbasanit dhe të disa komunave. Aktivi ka nisur me akuza të ndërsjellta mes pjesmarrësve , por me ndërhyrjen e kryesisë situate është çtensionuar. Në fund të aktivit, deputeti socialist Durim Hushi mendon se tre janë arsyet e humbjes.

Durim Hushi: “Arsya e parë mendohet se organizata e Partisë Socialiste të rrethit të Elbasanit nuk arriti të sensibilizonte në rradhë të parë strukturat e saja, por edhe elektoratin simpatizant të saj. Si shkak i dytë u rendit se në përgjithësi strukturat e partisë, por edhe vetë kandidatët e përzgjedhur duhet të ishin më objektiv, qoftë në përcaktimin apo sygjerimin e elementëve kandidat, por edhe vetë kandidatët nëse gjykonin se nuk kishin mbështetjen e duhur te elektoratit socialist apo dhe vetë simpatizantëve të tyre mund edhe të mos pranonin, pra u analizua edhe si shkak i dytë dhe doli në përfundim se në përzgjedhjen e kandidaturave kemi patur probleme, mund të ishin kandidatura më të mira se sa ato që kandiduan”./tvklan.al