Lajme Arkiva 2004

Partia Socialiste fton opozitën të lërë mënjan politikën e rrugës, bojkotin dhe thirrjen bajate për zgjedhje të parakohshme dhe të shndërrojë kuvendin në arenën e debatit dinjitoz.

Bardhyl  Agasi: Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme, qeveria ka një qëllim serioz për të realizuar të gjitha prioritetet e saj, për të përshpejtuar integrimin evropian për të thelluar luftën kundër trafiqeve korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sidomos pastaj për të çuar me sukses zhvillimin ekonomik të vendit.

Në prioritetet e partisë qeverisëse për vitin 2004, përfshihet zbatimi i reformave, lufta ndaj trafiqeve dhe korrupsionit, mënjanimi i varfërisë dhe papunësisë, zhvillimi ekonomik, kompensimi i pronave dhe shpërblimi i ish të përndjekurve me qëllim përshpejtimin e integrimit në strukturat  euroatlantike.

 Këto prioritete do të realizohen falë të ashtuquajturit kuvendimi i madh i Partisë Socialiste me bazën, simpatizantët  dhe shoqërinë civile, faza e parë e së cilës nis në fillim të  muajit shkurt menjëherë pas mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues./tvklan.al