Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Partia Socialiste ka shpallur tashmë listën e kandidatëve për 64 bashki dhe mbi 300 komuna për zgjedhjet e Tetorit. Mbi 80% e kandidatëve të PS, janë emra që rikandidojnë në këtë fushatë të dytë lokale dhe ky fakt është modeli dhe pasqyra më e mirë e socialistëve për të rifituar këto zgjedhje.
Sipas kryeministrit Nano, PS është një parti e emancipuar, që respekton shanse të barabarta. Përzgjedhja e kandidatëve për turin elektoral, shënon dhe çeljen e fushatës. Pas mësimit të emrave, Nano iu është drejtuar se puna duhet të nisë menjëherë, jo vetëm në qendrat e votimit dhe ditën kur do të votohet por më aksion, për të qenë pranë zgjedhësve. Por Nano ka dhënë dhe këshillën e tij.
Fatos Nano:- “Të qëndroni larg konflikteve të brendshme, të shmangni dhe të mënjanoni sherrxhinjtë, nga ndikimi në programin dhe veprimin tonë politik dhe elektoral. Kush ka dëshirë, të takojë delfinët e Berishës nëpër rrethe, le të shkojë”.
Për sekretarin e përgjithshëm të PS, këta nuk janë emrat e përzgjedhur nga tryeza me 17 vetë e kryesisë së PS, apo dhe vetë kryetarit, por janë emrat e propozuar nga këshillat zonale. Për bashkinë e Tiranës kandidon Edi Rama,
Berat – Fadil Nasufi,
Peshkopi – Ylber Celi,
Durrës – Lefter Koka,
Elbasan – Hysen Domi,
Fier – Bajram Zeqo,
Lushnje – Ylli Myftiu,
Gjirokastër – Flamur Bimo.
Korçë – Gjergji Duro,
Pogradec – Artan Shkëmbi,
Tropojë – Vladimir Katani,
Lezhë – Gjokë Jaku,
Shkodër – Gjergj Liqejza,
Vlorë – Shpëtim Gjika,
Sarandë – Ardian Shehu./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti