Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partitë politike janë të gatshme të bëjnë transparencën e financimeve, që shërbejnë për të mbuluar aktivitetet e tyre politike. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkoi një ditë më parë, ndërtimin e një ligji të veçantë për financimin e partive politike.

Gaqo Apostoli:- “Mendoj që kjo situatë burimin e ka në zgjedhjet e ‘96. Aty kur paratë e financimit, sidomos nga firmat piramidale për parti politike apo dhe për individë ka qenë marramendëse dhe si duket, kjo reminishencë vazhdon”.

Ridvan Bode:- “Financat e partive politike, që jepen nga buxheti i shtetit janë rritur vetëm 15%. Kjo dëshmojnë për një përpjekje konstante që të bllokohet veprimtaria e opozitës, sepse për veten e tyre lundrojnë në fonde që i sigurojnë nëpërmjet influencave apo nëpërmjet trafikimit, influencave të pushtetit tek biznesi apo tek komunitetet e tjera. Në këto kushte PD në çdo rast është e hapur, nga buxheti i shtetit janë një fond midis 35-38 milion lekë”.

Fatmir Mediu:- “Mendoj që mënyra e financimit nga buxheti i shtetit është shumë diskriminuese për partitë politike, sidomos ato të opozitës, në veçanti ato që quhen parti të vogla. Financohemi rreth tre muaj afërsisht 15 mijë dollarë në tre muaj”.

Genc Pollo:- “Është për t’u parë edhe legjislacioni për partitë, i cili është tejet i mangët, duhet plotësuar për të sqaruar mirë, çfarë lloj financimesh private mund të pranohen dhe çfarë duhen patjetër të refuzohen, por duhet që të parashikohen dhe penalitetet në raste kur deklarohen të dhëna të rreme në këtë çështje”.

Gazetarja: Sa para merr Partia Demokrate e Re?

Genc Pollo:- “Ne marrim rreth 5-6 milion lekë të vjetra në muaj”.

Ligoraq Karamelo:- “Dhe ne si parti jemi të hapur të bëjmë transparencë dhe të deklarojmë, do t’i përgjigjemi pozitivisht thirrjes që na është bërë për të deklaruar të gjitha fondet që ne kemi në dispozicion”./tvklan.al