Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partitë parlamentare kërkojnë ndryshime në kodin zgjedhor për një proces të pa manipuluar, e për këtë janë konsultuar me krerë të OSBE-ODHIR. Sipas kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu, duhet të menaxhohet më mirë procesi i kontrollit të numërimit të votave, e të shmangen ndërhyrja e influencës për të manipuluar zgjedhjet nga qeveria.

Fatmir Mediu:- “Ne natyrisht u përqendruam në radhë të parë në mënyrën e kontrollit të procesit të votimit, ku forcat politike duhet të kenë të drejtën që në qoftë se kandidojnë të kenë edhe përfaqësuesit e tyre për të kontrolluar votën, nga ana tjetër natyrisht për të shmangur ndërhyrjen dhe influencën e krimit të organizuar, i cili nuk ka të bëjë thjeshtë me ligjin, por ka të bëjë me vullnetin politik të qeverisjes dhe unë mendojë që kjo qeverisje nuk e ka këtë vullnet politik dhe këto elementë të inkriminuar të segmenteve shtetërore të shoqërisë shqiptare do të tentojnë të manipulojnë zgjedhjet, por duhet të gjetur dhe një sistem, ose një mënyrë funksionimi e tillë e ligjit zgjedhor që të shmang maksimalisht këto ndërhyrje”.

Ndërsa nënkryetari i PSD Gaqo Apostoli shprehet, se nuk duhet të përsëritet marrëveshja PS-PD, për kodin zgjedhor, pasi solli kaos elektoral në zgjedhjet e 12 Tetorit./tvklan.al