Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Nënshkrimi i protokollit për reformën zgjedhore, nuk ka marrë vlerësime pozitive nga partitë e vogla parlamentare, pasi janë mënjanuar nga një marrëveshje e tillë.
Skënder Gjinushi: “Do të korrigjojmë gjithçka që ishte negative nga veprimtaria e komisionit bipartizan të vitit të kaluar. Dhe pikërisht një nga pikat negative të tij ishte që iu dha e drejta e vetos PS dhe PD-së, që është një normë anti-kushtetuese, sepse nuk mund të ketë pabarazi midis deputetëve dhe një komision që ngrihet midis pabarazisë mes deputetëve, nuk mund të krijojë barazi vote për zgjedhësit, për qytetarët e thjeshtë. Kështu që, përderisa këtu kemi të bëjmë me të njëjtën lojë, ne na vjen keq që edhe OSBE-ja frymëzon përsëri të njëjtat procedura, i takon asaj të reflektonte e para”.
Fatmir Mediu: “Çështja e reformës zgjedhore nuk mund të konsiderohet kontribut i dy partive politike, monopol i partive politike është një shqetësim më i gjer se sa kaq. Është një shqetësim ndërkombëtar e qytetar, sepse në fund të fundit janë ata që nuk u është dhënë e drejta për të votuar dhe çdolloj tendence për të përjashtuar çdo lloj faktori për të ndikuar në një reformë zgjedhore normale besoj që nuk ka për të sjellë asnjë lloj produkti pozitiv”.
Kristo Goçi: “Partitë e Vogla gjithmonë në Shqipëri minimizohen, nënvleftësohen dhe marrin një rol shumë të madh gjatë gjithë kohës tjetër që është zhvillimi i katërvjeçarit parlamentar. Këtë nuk duhet ta harrojë, as e majta, as e djathta shqiptare”.
Gazetarja: “Zoti Berisha, partitë e vogla janë shprehur të pakënaqura.
Sali Berisha: “Shpreha keqardhjen, i sigurova për transparencë të plotë në çdo veprim dhe vendim që do të merret”./tvklan.al