Lajme Arkiva 2004

Parlamenti dhe protestat janë  dy rrugë që duhet të ndjekë opozita në luftë kundër qeverisjes së Fatos Nanos. Raporti i Bashkimit Evropian mblodhi deputetët e partive të djathta për të konkretizuar qëndrimin e tyre të përbashkët në komisionet parlamentare, por diskutimet devijuan në lëvizjen e opozitës “Nano ik”.

Kryetari i Partisë demokristiane Nikollë Lesi kërkoi radikalizëm të protestave qytetare si mënyrën më të mirë për të rrëzuar qeverisjen socialiste.

Nikollë Lesi:  Unë kërkoj që ne  të tregojmë forcë.  Forca nuk do të thotë dhunë , janë dy koncepte të ndryshme. Forcë do  të thotë që të rrëzohet Nano me protesta në mbarë Shqipërinë. Qëllimisht Uashingtoni heshti,  hezitoi, por kur fitoi presidenti i ri me protesta, me forcë në Gjeorgji, u prit në qendrën e demokracisë botërore, në Uashington, po kështu edhe në Haiti. Përfundimisht unë të kuroj forcë. Ju jeni lideri kryesor i opozitës, përveç parlamentit unë mendoj forcën e rrugës, jo të dhunës, por të rrugës.

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia hodhi idenë që protestuesit të  qëndrojnë në një ditë të caktuar 24 orë përpara Kryeministrisë.

Raporti i  Bashkimit Evropian ka ofruar për herë të parë në takimin e deputetëve të djathtë edhe kryetarin e grupit parlamentarë të Partisë Demokrate të Re Nard Ndoka i cili nuk mbështeti protestat por shprehu si formën më të mirë të rrëzimit të Nanos forcën e argumentit.

Nard Ndoka: Mund t’i kërkohet ndërkombëtarëve në qoftë se do të ketë një unifikim të qëndrimeve të opozitës, se opozita nuk hyn në zgjedhje me kryeministrin Nano dhe nuk mendojmë që mund të jetë përdorimi i forcës mjeti i duhur në një demokraci të brishtë.

Nga ana tjetër kryedemokrati Sali Berisha siguroi se lëvizja Nano ik nuk ka kthim pas, por e konsideroi diskutimin e raportit të Bashkimit Evropian pjesë të strategjisë të Partisë Demokratike./tvklan.al