Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partitë opozitare me në krye Partinë Demokratike, kanë deklaruar sot se nuk do të marrin pjesë në dialog pa u zbatuar nga pozita marrëveshja dhe garantimi i shanseve të barabarta për zgjedhjet. Ata, tha nënkryetari demokrat Jemin Gjana, po përpiqen t’i heqin opozitës mundësinë e kontrollit dhe transparencës së procesit.

Jemin Gjana:- “E gjitha kjo tregon mungesë serioziteti dhe përgjegjësie dhe kjo nuk është e rastësishme. Kjo i shërben një qëllimi shumë të rrezikshëm, qëllimi që pushteti i sotëm në Shqipëri, të paraqitet si tolerantë, si negociues, gjoja i hapur për dialog dhe konsensus, të shtyjë kështu ditët me këtë makijazh politik, për të fshehur fytyrën e vërtetë para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar”.

Sipas tyre, veprimet e mazhorancës rrezikojnë zgjedhjet dhe krijojnë gjithë premisat për të destabilizuar vendin./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego