Klubet e Superligës vazhdojnë të përforcohen në këtë merkato. Partizani njoftoi firmën me dy futbollistë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Mateo Çipi dhe sulmuesin Blessing Eleke. Çipi është pjesë e Kombëtares U-21, ndërsa me Partizanin ka firmosur deri në vitin 2029.
Sa i përket Eleke, nigeriani ka qenë pa skuadër nga vera, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me ekipe me emër, si Gorica dhe Olimpiaj Ljubljana në Slloveni, Luzern në Zvicër dhe Genclerbirligi në Turqi.
Përforcim të rëndësishëm ka bërë edhe Egnatia që ka rikthyer në Shqipëri, Saliou Guindo. Sulmuesi nga Mali ka fituar “Këpucën e Artë” në vitin 2022 kur ishte pjesë e skuadrës së Laçit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Bylisin dhe Skënderbeun.
/tvklan.al