Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias, në supersfidën e javës së shtatë në Superiore.
Ismaili i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 60-të Bintsouka, shënoi golin e dytë, për të vulosur sfidën.
Minutat e mbetura, u menaxhuan nga Partizani, për të marrë tre pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Egnatia zbret në vendin e tretë me 11 pikë. /tvklan.al