Megan Fox i ka dhënë fund lidhjes me Machine Gun Kelly pasi zbuloi tradhtitë e tij të shumta, është shprehur një burim për Page Six.
“Kur ata shkuan për pushimet e festës së Falenderimeve, ajo nisi të kishte dyshime dhe vendosi t’i kontrollonte celularin”.
38-vjeçarja “gjeti mesazhe me gra të tjera dhe vendosi t’i jepte fund” me këngëtarin, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker.




Aktorja kishte pasur gjithnjë “probleme me besimin” ndaj 34-vjeçarit për shkak “të sjelljeve të tij në të shkuarën”. Ata kanë pasur ulje-ngritjet e tyre përgjatë kohës që kanë qëndruar bashkë, por ajo ishte e gatshme që t’i linte të gjitha pas.
Megan donte “të rindërtonte besimin ndaj tij dhe mezi priste të kishin familjen e tyre”, shpjegon burimi. Situata ndryshoi pasi ajo zbuloi mesazhet.
“Megan është një grua e fortë, e pavarur që nuk i duhet një burrë në jetë”, shton burim.
Çifti u nda vetëm dy javë nga momenti pasi Megan njoftoi se do të bëhej nënë për herë të katërt, por është fëmija i saj i parë me MGK./tvklan.al