Michele Morrone ka mohuar lajmet se ai është lidhur me Megan Fox pasi një video e tyre e vjetër është bërë virale, ndërsa aktorja sapo është ndarë nga Machine Gun Kelly.
“Çdo akuzë përtej një miqësie kolegësh është tërësisht e pavërtetë”, tha për TMZ një përfaqësues i aktorit italian. “Ata xhiruan një film bashkë një vit më parë. Michele është në Itali duke xhiruar një projekt tjetër”.
Një tjetër burim tha për Page Six se ata s’kanë një “lidhje romantike” dhe videoja është “filmuar shumë kohë më parë” kur po xhironin një film thriller, “Subver që doli këtë vit.
honestly if megan fox dumped mgk for this fine man i would not blame her AT ALLLLL pic.twitter.com/QPC3xkA1Na
— mira⚡️ (@miraonthemic) December 9, 2024
Lajmet për një lidhje të mundshme dolën kur në videon në fjalë, aktorja po i mësonte ylli të “365 Days” si të thoshte “Spongebob”, fjalë që ai e kishte të vështirë për shkak të theksit.
Pak para se videoja të mbarojë, të dy shohin njëri-tjetrin duke buzëqeshur dhe Fox thotë: “Për çfarë po e bëjmë këtë?”
Videoja është rishfaqur vetëm pak orë pasi Fox dhe MGK i dhanë fund lidhjes së tyre. Ajo është në pritje të fëmijës së tyre të parë që do të vijë në jetë në mars 2025./tvklan.al