Fotoja e fundit e Megan Fox ka habitur ndjekësit e saj.
Aktorja postoi një foto të rrallë të portretit të saj pa grim ku dukej se kishte përdorur vetëm shkëlqyes buzësh dhe asgjë tjetër. E veshur vetëm me tutat e pizhamave dhe reçipeta të zeza, 37-vjeçarja thuajse nuk njihej.
“Duke rigjeneruar flokët e mi (dhe ato shtesë) pas Coachella-s”, shkroi Megan për flokët e saj të gjatë që tashmë janë të kaltër.
Ndjekësit janë habitur nga pamja pa makijazh e 37-vjeçares që janë ndarë në dy ‘kampe’.
“Mendoj se nuk e kam parë ndonjëherë pa grim sa as nuk e kuptova që është ajo. Duket mahnitëse si gjithnjë”, shkruhet në një koment që është i ngjashëm me shumë të tjerë të cilët ndajnë të njëjtinmendim.
Por disa ndjekës kanë menduar se aktorja është në fakt Kim Kardashian. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Megan tërheq vëmendje me pamjen e saj.
Përtej imazhit perfekt, ajo ka rrëfyer se ka kryer ndërhyrje plastike në gjoks, hundë si dhe injeksione me Botox e mbushës./tvklan.al